City shënon fitore, por Dortmund ruan gjasat
BKT
Sport

City shënon fitore, por Dortmund ruan gjasat

Manchester City ka arritur që të marrë fitore si vendase ndaj Borussia Dortmund, çka edhe me një me një barazim në ndeshjen e radhës do të shkonte tutje.

Manchester City e ka mposhtur 2-1 Borussi Dortmundin në ndeshjen e parë në çerekfinale të UEFA Champions League.

Skuadra e Guardiolës kaloi në epërsi që në minutën e 19-të me anë të Kevin De Bruyne.

Pjesa e parë u mbyllë më këtë rezultat dhe më pas në pjesën e dytë gjërat ndryshuan.

Në minutën e 84-të, Marco Reus shënoi një gol mjaftë të bukur pas asistimit të Erling Haaland.

Mirëpo, me këtë rezultat nuk përfundoi ndeshja pasi Phil Foden shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për t’i siguruar fitore ekipit.