Lipa me një tjetër postim tregon krenarinë e saj që Kosova zgjodhi Osmanin

Lipa me një tjetër postim tregon krenarinë e saj që Kosova zgjodhi Osmanin

Të dielën është zgjedhur Presidentja e Gjashtë e Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani – Sadriu.

Ky lajm është mirëpritur nga shqiptarë të shumtë anë e kënd globit, teksa zgjedhja e presidentes mori jehonë edhe në mediat botërore.

Faqja e famshme në Instagram, Vice World News, i ka dedikuar një shkrim Vjosa Osmanit në Instagram, ku ndër të tjerash ka cekur faktin që ajo është një nga të paktat femra presidente në botë, dhe ndër më të rejat në moshë.

“Presidentja e re e Kosovës ka marrë detyrën këtë javë, duke u bërë jo vetëm kreu i shtetit më i ri i vendit, por edhe një nga më të rinjtë në botë. Avokati reformiste 38-vjeçare Vjosa Osmani-Sadriu tashmë po shërbente si president e përkohshme pas dorëheqjes së Hashim Thaçit vitin e kaluar për t’u përballur me akuza për krime kundër njerëzimit”, thuhet ndër të tjerash në postimin e Vice World News.

E një postim i tillë i ka rënë në sy edhe këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Me të parë këtë, Dua vendosi që ta rishpërndajë këtë postim me 64 milionë ndjekësit e saj në InstaStory.

“Krenare, krenare, krenare”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografisë, teksa vetëm pak ditë më parë kishte bërë edhe një tjetër postim publik ku i uronte përzemërsisht zgjedhjen presidente Osmani-Sadriut.

Dua e ka treguar disa herë se është feministe dhe iu gëzohet sukseseve të tilla nga femrat. Madje, kujtojmë që hiti më i madh në karrierën e saj, “New Rules”, shquhet si një himn fuqizues për femrat./Telegrafi/