17:27 / 07.04.2021
Dukagjini fiton në Istog, me një këmbë në finale
Altin Merlaku dhe Abedin Merlaku me golat e tyre ia kanë dhënë Dukagjinit fitoren ndaj Istogut në ndeshjen e parë gjysmëfinale për Kupën e Kosovës.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2.
Mazrekaj shënoi golin e ‘shpresës’ për skuadrën e Istogut.
Në minutën e 70-të, Jahaj ka humbur penalltinë për Istogun.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 21 prill në Klinë në stadiumin “18 Qershori”.























