Llapi mposht Prishtinën në "Fadil Vokrri"
BKT
Sport

Llapi mposht Prishtinën në "Fadil Vokrri"

Llapjanët ishin më të mirë se sa kryeqytetasit në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Kosovës.

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Prishtinës.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapit Ahmed Januzi në minutën e 6-të, kur shënoi me kokë nga afërsia.

Me të filluar pjesa e dytë Llapi shënoi për 2-0, pas një lëshimi në mbrojtjen e Prishtinës.

Sërish ishte Januzi që shënoi, por kësaj here nga afër.

Kushtrim Shabani shënoi për 3-0 pas një aksioni të bukur në minutën e 63-të

Albin Prapashtica 66′ shënoi golin e parë për Prishtinën në këtë ndeshje dhe skuadra nga kryeqyteti filloi të këndellej.

Mergim Pefqeli ka mbushur me shpresë gjithë ‘Plisat’, duke shënuar edhe një gol në minutat e fundit të ndeshjes pas asistimit të Alban Shillovës.

Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të zhvillohet më 21 prill.

.