Dua Lipa e nominuar në katër kategori për çmimet “iHeartRadio Music Awards”

Dua Lipa e nominuar në katër kategori për çmimet “iHeartRadio Music Awards”

E mrekullueshmja Dua Lipa vazhdon të jetë ndër artistet më të nominuara në ceremonitë shpërblyese të muzikës.

E radhës është ngjarja e përvitshme “iHeartRadio Music Award”, ku këngëtarja me prejardhje kosovare ka arritur t’i fitojë 4 nominime në kategoritë: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për hitin e saj “Don’t Start Now”, “Teksi më i mirë” dhe “Videoklipi më i mirë”, po ashtu për këngën “Don’t Start Now”.

Me më së shumti nominime për çmimet “iHeartRadio Music”, sivjet po kryeson ylli kanadez i muzikës, The Weeknd, me tetë sosh. Pas tij renditen Meghan Thee Stallion, Roddy Rich, Harry Styles, Justin Bieber, Post Malone dhe të tjerë.

Ceremonia e ndarjes së këtyre shpërblimeve mbahet live më 27 maj në teatrin “Dolby” të Los Angelesit, ndërsa ngjarja do të transmetohet në kanalin “Fox”.

Suksesi i albumit të dytë të Dua Lipës, “Future Nostalgia” ka qenë i padiskutueshëm, duke e vënë atë në listën e artisteve më të dëgjuara në radio e platforma muzikore, dhe më të nominuar nëpër ceremoni të ndryshme shpërblyese.