Policia e Kosovës apelon qytetarët për respektimin e masave
BKT
Lajme

Policia e Kosovës apelon qytetarët për respektimin e masave

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se dënimet për ata që nuk i respektojnë nuk do të ndalen, dhe çdo ditë janë duke u shqiptuar gjoba.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të respketohen masat e Qeverisë për parandalin e përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se dënimet për ata që nuk i respektojnë nuk do të ndalen, dhe çdo ditë janë duke u shqiptuar gjoba.

“Për këtë arsye apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat pasi është interes i shëndetit publik, ndaj tyre që nuk i respektojnë këto masa do të shqiptojmë dënime. Është një numër i madh i gjobave që janë shqiptuar, por përveç saj kemi aplikuar edhe masat e dhënies së vërejtjes”, shprehet Kelani.


MË SHUME NGA Lajme