Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë, Gani Mehmetaj, do të flas për librin e tij: "Zogjtë E Qyqes“ , me të cilin ka fituar çmimin "Kadare".

Kurse për ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës do të flas, Arsim Bajrami, bashkëhartues i Kushtetutës.

Ndërsa drejtori i Turizmit  në komunën e Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, flet për përgatitjet për sezonin turistik në Ulqin.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme