Gjilani dhe Tirana binjakëzohen për artin
BKT
Kulturë

Gjilani dhe Tirana binjakëzohen për artin

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, në 75 vjetorin e themelimit të Liceut Artistik “Jordan Misja”në Tiranë, së bashku me drejtorin e Liceut Artistik, Shkëlqim Sirika, kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes shkollave të arteve.

Gagica ka thënë se qëllim i këtij binjakëzimi është hapja e bashkëpunimit mes Gjilanit dhe Tiranës në fushën e artit dhe të organizimit të të ardhmen të kalendarit të përbashkët të aktiviteteve në aspektin profesional dhe akademik.

“Shkolla e Muzikës, shkolla e Artit Pamor “Adem Kastrati” Gjilan dhe Liceu Artistik nëTiranë së shpejti pritet të zhvillojnë aktivitetet e para të përbashkëta mes këtyre institucioneve në kuadër të kësaj marrëveshje me qëllim të njohjes me planprogramet dhe strategjitë në rrafshin profesional dhe akademik.

Besojmë fuqishëm që me përvojat e Liceut nga Tirana do përfitojmë shumë që gjatë të ardhmes në kuadër të planifikimeve tona të ndërtojmë plan të qartë për të ardhmen dhe orientimin profesional”, ka thënë Gagica.


MË SHUME NGA Kulturë