15:53 / 08.04.2021
Abdixhiku takohet me Zëvendëspresidentin Wieland
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
"Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane", thuhet në një njoftim të LDK-së.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi.
"Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare", përfundon njoftimi nga LDK-ja.























