5 ushqime që duhet t’i keni gjithmonë në frigoriferin tuaj

5 ushqime që duhet t’i keni gjithmonë në frigoriferin tuaj

Në vendet me jetëgjatësi shumë të lartë, si për shembull Japonia, ndikojnë shumë faktorë në mirëqenien e popullatës, si aktiviteti fizik apo menaxhimi i stresit, por ndër më të rëndësishmet mbetet mënyra e të ushqyerit.

Ju mund të mendoni se një listë ushqimore e aprovuar nga Zonat Blu (kështu quhen vendet me njerëz jetëgjatë) është e mbushur me ushqime ekzotike e të vështira për t’u gjetur, por Dan Buettner, ekspert i jetëgjatësisë dhe autor librash, thotë se ka disa mundësi mjaft të thjeshta, të shëndetshme e me vlera ushqyese që mund t’i gjeni në çdo dyqan.

Madje, ai thotë se disa prej tyre mund t’i mbani dhe në ngrirje, dhe t’i konsumoni kur të dëshironi.

Ka 5 ushqime bazë që s’duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj:

1. Frutat

Dan rekomandon t’i ngrini frutat për një kohëzgjatje më të madhe të tyre. Ai më pas sugjeron t’ju shtoni mjaltë dhe kos.

“Përveç fibrave, frutat përmbajnë fitonutrientë, të cilët luajnë një rol kryesor në zorrë dhe shëndetin e imunitetit”.

2. Perimet

Edhe perimet (e ngrira) janë në listë.

Një nga mënyra më të lehta të gatimit është t’i piqni në furrë me vaj ulliri, hudhra dhe erëza.

Ç’të përfshini në listë: Spinaq, brokoli, lulelakër, kunguj, shparguj etj.

3. Bukë

Buettner sugjeron të keni gjithnjë bukë integrale në shtëpi (ose të thjeshtë).

Ai ju sugjeron të bëni një tost me avokado ose kombninime të tjera.

4. Fruta të thata

Edhe frutat e thata mund të ruhen në ngrirje për përdorim të mëvonshëm, pasi në këtë mënyrë ju parandaloni që vajrat që përmbajnë të bëhen të dobëta.

Ekspertët thonë se duhet të hani dy grusht fruta të thata çdo ditë, pasi kjo ndihmon në uljen e rrezikut të atakut të zemrës, kancerit dhe çështjeve të tjera shëndetësore.

5. Drithërat e plota

Me drithëra ju mund të gatuani vakte, mes-vakte të vogla gjatë ditës dhe të eksperimentoni me receta të ndryshme. Një “klasike” mbtet tërëshëra e ngrohtë me çokollatë dhe fruta lart.