Fernandes: etëm triumfi në Ligën e Evropës nuk mjafton

Fernandes: etëm triumfi në Ligën e Evropës nuk mjafton

Manchester United ka mbetur 14 pikë mbrapa liderit Manchester City në Ligën Premier, por që Djajtë e Kuq kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Megjithë diferencën e madhe në pikë, mesfushori portugez Bruno Fernandes thotë se skuadra e tij nuk është dorëzuar sa i përket titullit të kampionit.

Përveç që janë ende në garë matematikisht për titullin e kampionit, United po shihet edhe si skuadra favorite për ta fituar Ligën e Evropës, transmeton Telegraf.

Në çerekfinale të kësaj gare, Djajtë e Kuq do të përballen me skuadrën spanjolle Granada.

“Kur luan në një klub të tillë legjendar, të fitosh vetëm një titull nuk mjafton”, tha Fernandes.

“Prandaj ne nuk jemi të kënaqur nëse fitojmë vetëm Ligën e Evropës pasi duam të përmirësohemi çdo herë”.

“Qëllimi është të fitojmë ndeshjet dhe ta synojmë titullin në Ligën Premier, përderisa matematika na lejon një gjë të tillë”, ka deklaruar Fernandes.