17:45 / 08.04.2021
Vitia: Kontingjenti i dytë me vaksina arrin maksimumi në fillim të majit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kontingjenti i dytë i vaksinave kundër Covid-19 pritet të vijë në Kosovë në fund të prillit ose në fillim të majit.
Vitia gjatë një vizite në sallën “1 Tetori”, ku po vaksinohen personat mbi moshën 85 vjeçare, ka bërë thirrje që kjo kategori të lajmërohet për vaksinim, duke theksuar se vaksina Astrazeneca është e sigurt.























