8 gjëra që i ndodhin trupit nëse hani një lugë mjaltë në mëngjes

8 gjëra që i ndodhin trupit nëse hani një lugë mjaltë në mëngjes

Ne jemi gjithmonë duke u përpjekur për të gjetur produktin e përsosur që mund të bëhet pilula magjike për një trup të shëndetshëm dhe të bukur. Abcneës.al ju bën me dije se ky produkt është gjetur, dhe është mjalti i zakonshëm. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë se kush janë përftitimet që merr turpi juaj nëse ha një lugë mjaltë në mëngjes.

1. Pastron fytyrën

Mjalti është një antioksidant i shkëlqyeshëm, që do të thotë se konsumimi i tij i rregullt do të pastrojë trupin tuaj nga toksinat e ndryshme. Përveç kësaj, vetitë e tij antibakteriale do të përmirësojnë ndjeshëm gjendjen e lëkurës tuaj.

2. Largon peshën e tepërt nga trupi

Nëse jeni duke u përpjekur për t’u dobësuar, mjekët rekomandojnë të hiqni dorë nga të gjitha ëmbëlsirat, përveç mjaltit. Kjo sepse sheqeri i pranishëm në mjaltë ka përbërje ndryshe nga ajo që gjendet në ëmbëlsuesit e tjerë. Mjalti rrit metabolizmin tuaj, i cili është thelbësor për humbjen e peshës, informon  acbnews.al.

3. Ul nivelin e kolesterolit

Mjalti nuk ka fare kolesterol. Përkundrazi:, përbërësit dhe vitaminat e tij kontribuojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Konsumi ditor i mjaltit ka një efekt të dobishëm në nivelin e përbërjeve antioksiduese në trup që mund të luftojnë kolesterolin e tepërt.

4. E bën zemrën më të fortë

Hulumtimet tregojnë se antioksidantët që gjenden në mjaltë mund të parandalojnë ngushtimin e arterieve. Në varësi të vendit të ndodhjes, ngushtimi mund të çojë në dështim të zemrës, përkeqësim të kujtesës ose dhimbje koke. Pirja e një gote uji me disa lugë mjaltë do të jetë e mjaftueshme për ta parandaluar atë, informon abcnews.al.

5. Përmirëson memorien

Hulumtime të tjera demonstrojnë aftësinë e mjaltit për të luftuar stresin, për të rivendosur sistemin mbrojtës antioksidant qelizor dhe, si pasojë, për të përmirësuar memorien. Përveç kësaj, kalciumi që gjendet në mjaltë tretet lehtësisht nga truri, i cili ka një efekt të dobishëm në funksionimin e tij.

6. Gjumë i shëndetshëm

Sheqeri që gjendet në mjaltë rrit nivelin e insulinës në gjak, e cila më pas çliron serotoninën. Serotonina transformohet më tej në melatonin, një hormon që nxit gjumin cilësor, informon abcnews.al.

7. Stomak më i shëndetshëm

Mjalti është një antiseptik i fortë, prandaj rekomandohet të hani një lugë mjaltë me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë ndihmon për të parandaluar sëmundje të ndryshme që lidhen me aparatin tretës. Përveç kësaj, ndërsa kalon nëpër stomak, mjalti shkatërron mikrobet dhe shëron plagët e vogla në mukozë.

8. Liron tensionin

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por një fakt është e vërtetë. Mjalti ndihmon në qetësimin e nervave dhe lehtësimin e lodhjes. Glukoza që gjendet në mjaltë është thelbësore për punën e neuroneve. Thithet shpejt në gjak, gjë që çon më tej relaksimin dhe lehtësimin e çrregullimeve psikologjike.