Çokollata, e dobishme për lëkurën e fytyrës

Çokollata, e dobishme për lëkurën e fytyrës

Çokollata është jo vetëm një nga zgjedhjet më të përshtatshme për shijen, por edhe për kujdesin e lëkurës tonë.

Çokollata ka tre herë më shumë oksidantë se çaji jeshil. Gjë që e bën atë një armë të fuqishme kundër plakjes së parakohshme. Përveç kësaj, ajo ka vetinë e lagështimit dhe zbutjes së lëkurës, ndërsa vepron si një detoksifikues i fuqishëm. Gjithashtu, vajrat e tij janë jashtëzakonisht të dobishëm për lehtësimin e strijave dhe celulitit.

Pra, nuk është çudi pse gjalpi i kakaos është përdorur si krem hidratues në mesin e shekullit 19-të, informon abcnews.al.

Për të përfituar nga të gjitha vetitë e mësipërme të çokollatës, mund të bëni një maskë në kushte shtëpie. Kombinimi i çokollatës me mjaltë dhe vaj bajame krijon një produkt të fuqishëm që ndihmon në detoksifikimin dhe hidratimin e lëkurës, ndërsa lufton radikalet e lira. Si rezultat do të merrni një lëkurë të butë, të lëmuar dhe elastike.

Për ta përgatitur maskën do t’ju duhet 1/2 filxhan pluhur kakao, 1/3 lugë çaji sheqer, 15 gram vaj bajamesh dhe mjaltë. Kombinoni të gjithë ketë përbërës duke përdorur mjaltë mjaftueshëm për të formuar një pastë. Aplikojeni butësisht masën në lëkurën e sapo larë, masazhojeni me gishta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.