Villarreal fiton në Zagreb
BKT
Sport

Villarreal fiton në Zagreb

Dinamo Zagreb nuk ka qenë në gjendje të ruajë performansën e mirë në Europa League. Të enjten ka humbur nga Villarreal.

Ndeshja e luajtur në Zagreb ka përfunduar 0-1. 

Golin e vetëm e ka realizuar Gerard Moreno në minutën e 44. 

Ndeshja e dytë në Spanjë i gjen vendasit në pozitë më të përshtatshme për të kaluar në fazën tjetër të garës.