10:27 / 09.04.2021
Abdixhiku uron qytetarët për ditën e Kushtetutës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës.
Ai tha se nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin.
Ai shtoi se si politikbërës duhet ta kenë atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet e tyre udhëheqëse.
Në fund, Abdixhiku theksoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbronë integritetin e sovraniterin e Republikës sonë dhe integritetin e qytetarëve tanë.























