17:00 / 09.04.2021
Vdes zëvendësdrejtori i burgut të Dubravës
Sot ka ndërruar jetë Hivzi Syla nga Tomoci i Istogut.
Syla deri në momentet e fundit të jetës së tij ishte edhe zëvendësdrejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë.
RTKLive merr vesh se ai ka vdekur si pasoj e infektimit me Covid-19
Bëjmë të ditur se Hivzi Syla, në vitet e ‘90-ta ishte aktivist i pandalshëm. Gjatë luftës iu bashkua UÇK-së.
Kurse, pas luftës ishte një nga themeluesit e PDK-së në Istog, duke qenë për rreth 10 vite edhe sekretar i përgjithshëm, e së fundi anëtar i Këshillit Drejtues.
Për këtë rast drejtori gjeneral i Burgut të Dubravës Ismail Dibrani, ka shprehur ngushëllime familjes Syla dhe të gjithë kolegëve.























