Glauk Konjufca përkujton të rënët në Kaçanik
BKT
Lajme

Glauk Konjufca përkujton të rënët në Kaçanik

Më 9 prill 1999, në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë, në mesin e tyre edhe katër gra dëshmore: Mukadeze Muhaxheri-Lika, Lumnije Raka, Jehona Raka, dhe Emsale Frangu.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, bëri sot homazhe në Rakoc, Lagje të Re dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Kaçanikut, në nderim të dëshmorëve e martirëve të luftës, të rënë 22 vjet më parë. 

 

Kryeparlamentari Konjufca vendosi lule pranë varreve të tyre, duke vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve për liri. 

 

Më 9 prill 1999, në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë, në mesin e tyre edhe katër gra dëshmore: Mukadeze Muhaxheri-Lika, Lumnije Raka, Jehona Raka, dhe Emsale Frangu.

 

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e martirët!​


MË SHUME NGA Lajme