19:10 / 09.04.2021
Policia në terren për zbatimin e masave antiCOVID-19
Fotografitë e Policisë së Kosovës duke kërkuar zbatimin e vendimeve dhe ligjit antiCOVID-19.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës, diku vetëm e diku me zyrtarë nga institucionet përkatëse, kanë vazhduar punën në teren në zbatim të vendimeve të institucioneve dhe ligjit Anti Covid-19.
Policia, duke postuar edhe disa fotografi thotë se është në krye të realizimit të detyrave e obligimeve që ka karshi ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe jetës së qytetarëve.























