Mbappe po heziton të vazhdojë kontratën me PSG

Mbappe po heziton të vazhdojë kontratën me PSG

Francezi po vazhdon të injorojë kontratën e re.

Kylian Mbappe është duke hezituar që të nënshkruajë kontratën e re tek Paris Saint-Germain, kështu duke e vendosur në rrezik të ardhmen e tij tek klubi, raporton “The Telegraph”.

Kontrata aktuale e yllit francez skadon në vitin 2022, dhe PSG do të vazhdojë me bisedime për ta bindur atë për të nënshkruar një marrëveshje të re.

Sidoqoftë, shanset që ai do të qëndrojë tek Parisi tani janë 50/50, pasi që klubi është në dijeni se Mbappe mund të kërkojë largimin në fund të këtij sezoni.

Momentalisht, skuadra që po kryeson garën për shërbimet e yllit francez është Real Madridi, por raportohet se edhe gjiganti anglez Liverpooli është në garë për ta transferuar Mbappen.