​Prokurorja Ervehe Gashi: Po persekutohem pa asnjë provë dhe asnjë dëshmi

​Prokurorja Ervehe Gashi: Po persekutohem pa asnjë provë dhe asnjë dëshmi

Ervehe Gashi, prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka thënë se raportimet në medie për përfshirjen e saj në njërën nga aferat e mëdha të keqpërdorimeve në rajonin e Prizrenit, nuk janë të vërteta.

Dardan Hoxha, i dënuar për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, në emisionin “Kallxo Pernime” ka rrëfyer se ka paguar mbi 5 mijë euro mito, para këto të cilat, sipas tij, i janë kërkuar për të lehtësuar lëndën në Prokurorinë e Prizrenit.

Dosja e tij ishte hetuar nga prokurorja Ervehe Gashi.

Në një konferencë për medie, Gashi tha se gjithë kjo është një tendencë për ta diskredituar atë në publik.

“Para jush do të shpalosi atë që është e vërtetë. Meqenëse sistemi prokurorial dhe këshilli prokurorial nuk ka marrë asnjë veprim për të më mbrojtur nga akuzat e mia jam e detyrua mbrojtjen ta bëjë vetë. Ky emision në syrin e profesionistit shihet se është i manipuluar ku e bazon deklaratën në babë e bir. Emisioni publikon vetëm pamje dhe videoincizime. Autori i emisionit publikon në mënyrë të cenzuruar audio që vërtetojnë faktin se burri im nuk ka qenë dijeni se dikush ka marrë para në emër të tij. Dhe mua më përfshinë në këtë ngjarje për dallaveret mes personave të përfshirë. Në emision i dënuari e pranon se e ka kryer këtë inskenim për hakmarrje ndaj meje. Autori i emisionit i dënuar Dardan Hoxha është në kërkim”, tha ajo./EO