23:34 / 11.04.2021
Ozili i gëzohet fitores së Real Madridit kundër Barcelonës
Mesut Ozil iu gëzua triumfit të Real Madridit 2:1 kundër Barcelonës. Emocionet e tij i ka shprehur në rrjetet sociale.
“Ndeshje e mahnitshme. Pikë të mëdha, shumë të mëdha. Favorit për titull tani”, shkroi Ozil në Twitter.
Ai komentoi edhe golin e Benzemas: “Sulmuesi më i mirë në La Liga e tregoi klasin përsëri, djaloshi im Benzi”.
Ozil që dikur ishte pjesë e Real Madrid aktualisht luan te Fenerbahce.























