Hoxhaj viziton BIK-un në prag të muajit të Ramazanit
BKT
Lajme

Hoxhaj viziton BIK-un në prag të muajit të Ramazanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj të hënën ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) në prag të muajit të shenjt të Ramazanit.

Hoxha në takim është pritur nga kreu i këtij institucioni Naim Tërnava.

Pas takimit Hoxhaj e Tërnava do të ketë deklarime për medie. Përderisa Tërnava paraditen e së hënës ka dhënë mesazhin e majit të Ramazanit, ku ka kërkuar respektim të masave anti-Covid.

Madje sipas tij, ky muaj është i veçantë për myslimanët, ngase është muaj i paqes dhe mirësisë.

Muaji i Ramazanit fillon të martën më 13 prill dhe përfundon më 12 maj. Më 13 maj është dita e Fitër Bajramit.


MË SHUME NGA Lajme