15:52 / 12.04.2021
Ministrja Gërvalla takon Sakar, diskutuan për bashkëpunim ekonomik
Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës, në të gjitha sferat përgjatë shtetndërtimit.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika
Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z.Çagri Sakar, i cili e ka
uruar ministren për marrjen e detyrës.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i
ka ofruar në vazhdimësi Kosovës, në të gjitha sferat përgjatë shtetndërtimit.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, si dhe
për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në këtë drejtim.























