Raiola jep më të rejat rreth të ardhmes së Haalandit
BKT
Sport

Raiola jep më të rejat rreth të ardhmes së Haalandit

Mino Raiola thotë se Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shesë Erling Haaland këtë verë, por shton: ‘Unë e respektoj atë, por nuk do të thotë që jam dakord’.

Raiola ka fluturuar së fundmi në Spanjë për të zhvilluar bisedime me Barcelonën dhe Real Madrid mbi të ardhmen e sulmuesit të Borussia Dortmund, ndërsa klubet e Serie A duket se janë jashtë garës për të nënshkruar me 20-vjeçarin.

“Unë fola me drejtuesit e Borussia Dortmund dhe ata nuk duan ta shesin atë këtë verë,” i tha Raiola Sport1.

“Unë e respektoj atë, por nuk do të thotë që jam dakord me të. Unë jam në marrëdhënie shumë të mira me ta, ne nuk jemi në luftë. ”

Haaland u bashkua me Borussia Dortmund në vitin 2020 dhe kontrata e tij skadon në vitin 2024, transmeton GE.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, megjithëse e vlefshme nga vera e vitit 2022.