22:44 / 12.04.2021
E thonë statistikat: Interi i Contes më i mirë se ai i Mourinhos
Inter i Antonio Contes ka mesatarisht më shumë pikë sesa skuadra e Mourinhos në 2010 që fitoi tripletën.
Ky fakt konfirmohet nga statistikat e fundit.
“Special One” kishte një mesatare 2.15 pikë për ndeshje atë sezon, ndërsa Conte ka mesatare 2.46 pikë këtë sezon. Dy janë trajnerët që kanë mesataren më të lartë të pikëve, me skuadrën zikaltre.
Bëhet fjalë për Govani Trapatonin dhe Roberto Mancini. 82-vjeçari arriti një mesatare 2.47 pikë për ndeshje në sezonin 1988-99, ndërsa Mancini 2.55 pikë për ndeshje në sezonin 2006-07.






















