Ngjarjet e datës 13 prill
BKT
Lajme

Ngjarjet e datës 13 prill

Ngjarjet e datës 13 prill 2021.

10:00

Konstituohet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

10:00

Konstituohet Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) 

10:00

Konstituohet Komisioni Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

10:00

Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

11:00

Konstituohet Komisioni për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

11:00

Konstituohet Komisioni për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N301) 

11:00

Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom)

11:30

Akademisë Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ndërtesa e MPJD-së) 

13:00

Konstituohet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303).

13:00

Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

13:00

Partia Liberale Egjiptiane dërgon ankesë në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me orkestrimin e votave nga ana e ‘Romani Iniciativa’ në vendbanime me shumicë të komunitetit serb. (Gjykata Kushtetuese) 

13:30

Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për medie. (Zyrat e AKB-së) 

 


MË SHUME NGA Lajme