08:04 / 13.04.2021
13,763 raste aktive me koronavirus në Kosovë
8 rastet e vdekjes, e dërguan në 1996 numrin total të personave që humbën betejën me koronavirus.
13 mijë e 763 është numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë.
Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 345 raste të reja, numër ky pak më i vogël se zakonisht, por duhet kujtuar faktin se edhe numri i testeve ka rënë dukshëm, ku përgjatë kësaj kohe u morën vetëm 3 mijë e 208 mostra.
8 rastet e vdekjes, e dërguan në 1996 numrin total të personave që humbën betejën me koronavirus.























