Formohet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti
BKT
Lajme

Formohet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Kryetar i Komisionit parlamentar përbëhet Ferat Shala nga PDK, Jeta Tatovci nga VV, Gramoz Agusholli nga VV, Driton Hyseni nga VV, Mimoza Kusari-Lila nga VV, Armend Muja nga VV, Uran Ismaili nga PDK, Valentina Bunjaku nga LDK dhe Pal Lekaj nga AAK.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur mbledhjen konstitutive.

Ky Komision do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai me këtë rast tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim pa asnjë dallim partiak.

“Në konceptin të përbashkët në parimet kushtetues e ju garantoj që të jap maksimumin që të bashkërendojmë çdo iniciativë dhe jam i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Jam i hapur shumë në çdo formë të konsultimit pa asnjë dallim partiak”. 

“Si komision kemi një buxhet prej 5 mijë euro dhe në mbledhjen e ardhshme do të bashkëbisedojmë se si mund t’i shpenzojmë”.

Deputetja e VV-së, Jeta Statovci tha se vetëm më bashkëpunim të mirëfilltë mund të arrihet të tejkalohen sfida e siç thotë ajo në ekonomi në këtë periudhë ato janë evidente, raporton EO.

“Gëzohem që sot arritëm të bëjmë konstituimin dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim. Fusha e ekonomisë ka një varg sfidash dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë mund ta arrijmë”.

Kurse deputeti i VV-së Armend Muja ka pyetur se cili do të jetë fushëveprim i komisionit

“Cilat institucione do të mbikëqyren nga ky komision dhe nga java e ardhshme është mirë të fillojmë më fushëveprim”.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka këtë përbërje: Ferat Shala kryetar i Komisionit; Jeta Tatovci nga VV-ja, Gramoz Agusholli nga VV-ja, Driton Hyseni nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja, Armend Muja nga VV-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja, Valentina Bunjaku nga LDK-ja dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.


MË SHUME NGA Lajme