Ku duhet t’i ruajmë parfumet dhe vendet ku nuk duhet t’i mbajmë
BKT
Lifestyle

Ku duhet t’i ruajmë parfumet dhe vendet ku nuk duhet t’i mbajmë

Një studim ka treguar se 45 për qind e njerëzve mbajnë parfume ose losione pas rrobave në dhomë gjumi, 39 për qind e tyre në banjë, kurse vetëm 16 për qind e bëjnë atë në mënyrë korrekte.

Eksperti britanik i parfumeve, Johnny Weber, ka treguar se ku mund t’i ruani ato në mënyrë që të zgjasin më shumë dhe t’i mbani të freskëta.

Ai sugjeron mbajtjen e parfumeve në sirtarë ose dollapë. Është e rëndësishme që ato të jenë pothuajse në të njëjtën temperaturë, në mënyrë ideale midis 15 dhe 20 gradë.

Dritarja, banja dhe dhoma e gjumit janë vendet më të këqija për të ruajtur parfumet, dhe gjithashtu mund t’i mbani në frigorifer, ashtu si një shishe verë e mirë ose shampanjë.