12:25 / 13.04.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Gent Gjini, avokat dhe Blend Gjini, avokat, flasin për jetën e binjakëve vëllëzër dhe kolegë.
Kurse, Mustafë Kryeziu, Kryetar i OJQ "Eksodi '99" dhe Ali Topalli, OJQ "Eksodi '99", flasin për eksodin 99- Të mos e harrojmë të kaluarën.
Ndërsa në lidhje të drejpërdrejt do të jetë shkrimtari, Ibrahim Kadriu, Bibloteka ime.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























