AKB: 10 milionë euro shpenzuan kosovarët për vikend në Shqipëri
BKT
Lajme

AKB: 10 milionë euro shpenzuan kosovarët për vikend në Shqipëri

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri me 12 prill se sa qytetarë kaluan vikendin në Shqipëri, pasi hynë në fuqi masat kufizuese anti-Covid19.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se në nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Shqipëri, të cilët kanë shpenzuar rreth 100 euro në ditë. 

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit kosovarët shpenzuan 10 milionë euro. 

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri me 12 prill se sa qytetarë kaluan vikendin në Shqipëri, pasi hynë në fuqi masat kufizuese anti-Covid19.

“Për këto 4 ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë, biznismenë, politikanë, sportistë, zyrtarë shtetërorë që kaluan në Durrës, Tiranë duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë ku përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por këto shpenzime do të jenë shumë më të larta, sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

“AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milion euro për vikend në Shqipëri, pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai.

Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizniseve, të kthejë jetën në normalitet duke zbatuar masa për kontroll, por jo masa rigoroze. 

“AKB është e shqetësuar për përkeqësimin ekonomik në vend dhe bëj thirrje institucioneve për të siguruar vaksinën”, tha Shahini.


MË SHUME NGA Lajme