RTK gati për studion rajonale në Mitrovicë
BKT
Lajme

RTK gati për studion rajonale në Mitrovicë

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, kanë pritur në takim Hirashima Jun, dhe Hashimoto Keiichi, përfaqësues të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) si dhe zëvendës drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Lorik Arifaj.

Përfaqësuesi i JICA-s, Hirashima Jun njoftoj kryetarin Bahtiri për memorandumin e bashkëpunimit në mes të JICA dhe televizionit publikë RTK, ku parashihet ngritja e dy studiove rajonale, njëra në Mitrovicë dhe tjera në Prizren, me ç’rast u kërkua nga Komuna e Mitrovicës që të siguroj një hapësirë komunale prej 200 m2 për nevojat e studios rajonale të RTK-së në rajonin e Mitrovicës.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri, falënderoj shtetin e Japonisë për ndihmën e dhënë shtetit të Kosovës në realizimin e shumë projekteve duke ndikuar kështu në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Ndërsa lidhur më kërkesën e RTK-së dhe JICA,  për ti mbështetur në ofrimin e një objekti për nevojat të studios rajonale të RTK-së në Mitrovicë, kryetari Bahtiri ofrojë mbështetjen e tij në implementim të këtij projekti pasi të shqyrtohen mundësit ligjore dhe të vlerësohen kapacitetet aktuale komunale.

Po ashtu, gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri kërkoj nga përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), që të mbështesin Kompaninë Rajonale të Mbeturinave ‘Uniteti”,  me kamionë modern për bartje të mbeturinave, sepse aktualisht makineritë me të cilat operon kjo kompani janë të vjetruara.


MË SHUME NGA Lajme