Ra Bayerni, PSG në gjysmëfinale, kualifikohet edhe Chelsea
BKT
Sport

Ra Bayerni, PSG në gjysmëfinale, kualifikohet edhe Chelsea

Paris- Saint - Germain dhe Chelsea janë dy skuadrat e para që kualifikohen në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Mauricio Pochettinos përsoi humbje me rezultat minimal 1-0 nga Bayerni në ndeshjen kthyese por që u kualifikua tutje në sajë të fitores më rezultat 3-2 në ndeshjen e parë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Bayernin e shënoi Moting në minutën e 41’ por që nuk ishte i mjaftueshme për të avancuar më tutje në këtë garë.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Chelseat dhe Porto u shënua vetëm një gol nga skuadra portugeze në minutën e 90', megjithatë, londinezët kalojnë në gjysmëfinale falë fitores në ndeshjen e parë prej 2-0.

Nesër kompletohen çiftet gjysmëfinale kur do të zhvillohen edhe ndeshjet Borussia Dortmund – Manchester City si dhe Liverpool – Real Madrid.