Ostojiç: Shërbimet sekrete ruse janë të shthurura në Serbi
Gazetari dhe politikani serb Zoran Ostojiç, në një emision televiziv në Beograd, duke folur për ngjarjet e 2 dekave të fundit në Serbim ka thënë se shërbimet sekrete ruse janë të shthurura në terren. Në televizionet serb shpesh ngritet tema e çështjes se sa Rusia mbron interesat e Serbisë, apo nëse rusët shikojnë interesat e tyre dhe Serbinë e përdorin si intrument për t’i arritur qëllimet e veta.
I ftuar në Televizionin K1, Zoran Ostojiç, gazetar e politikan serb, duke folur për ngjarjet e vitit 2001, kur Sllobodan Millosheviqi u hoq nga pushteti, ka thënë se rusët kanë pasur ndikim të madh në këtë drejtim. Mirëpo, ai zbuloi edhe një detaj të shthurjes së veprimeve operative ruse në terren.
“Siç duket, edhe shërbimet e inteligjencës ruse, nuk kanë koordinim të mirë. Çka bën njëri shërbim, nuk e di tjetra, dhe këtu në Serbi, përplasen eksponentët (bashkëpunëtorët e tyre)”, ka thënë Ostojiç.























