Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Vjollca Konjufca, pedagoge dhe kërkuese shkencore në Universitetin “Southern Illinois” në SHBA, në lidhje të drejtpërdrejt nga SHBA, do të flas për temat, Gratë Shqiptare të suksesshme edhe në shkencë, Rrugetimi drejt suksesit në SHBA dhe situata me Covid-19.

Kurse për ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët e Kosovës në Euro 2022 në futsall, do të flasin gjyqtarët e futsallit, Besar Beqir dhe Besart Ismajli.

Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejt, Kreshnik Musolli, u.d. drejtor I Baletit  Kombëtar i Kosovës, flet për premierën e baletit, Entre  Dos Aguas” & “Troy Game.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme