Haradinaj përkujton tragjedinë që ndodhi 22 vjet më parë në Mitrovicë
BKT
Lajme

Haradinaj përkujton tragjedinë që ndodhi 22 vjet më parë në Mitrovicë

Kryetari i AAK-së thotë se drejtësia duhet të vihet në vend dhe kriminelet të marrin dënimin e duhur. 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar tragjedinë që ndodhi 22 vite më parë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se drejtësia duhet të vihet në vend dhe kriminelet të marrin dënimin e duhur. 

‘Kujtojmë me dhembje tragjedinë që ndodhi në Mitrovicë, njëzetedy vite më parë. Kujtojmë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë, që jetën ia falën Atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria. 

 

Është obligim i yni që të këmbëngulim për drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e meritua’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

‘Bota demokratike duhet të bashkohet në kërkesat tona për ndriçimin e të gjitha masakrave dhe për kthimin e të pagjeturve. 

Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë’, shtoi tutje ai.

 

Kujtojmë se pas masakrës në tregun e Mitrovicës në mars 1999, me 14 prill ndodhi tragjedia e radhës ne lagjen e Kovaqëve dhe Qendër, ku mbi 30 qytetarë u ekzekutuan mizorisht.


MË SHUME NGA Lajme