12:41 / 14.04.2021
Për 24 orë, 47 aktakuza të ngritura nga Prokurori i Shtetit
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej 47 aktakuza kundër 63 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar për 48 orë gjithsej 12 persona të dyshuar dhe ka bërë tri kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.























