Inter kërkon një “Hakimi” për krahun e majtë
BKT
Sport

Inter kërkon një “Hakimi” për krahun e majtë

Inter është duke ecur me siguri drejt titullit kampion të këtij sezoni në Serinë A, por drejtuesit po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm, për të përforcuar skuadrën në mënyrë që trajneri Antonio Conte të ketë sërish një ekip konkurrues dhe jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Një nga kërkesat më të rëndësishme të teknikut zikaltër është një anësor për krahun e majtë. Pra, një sozi të Achraf Hakimi, i cili është i konfirmuar në të djathtë. Këtë sezon, Inter ia ka dalë ta mbulojë krahun e majtë me Ashley Young dhe me Matteo Darmian, por kërkohet më shumë garanci. Kështu, objektiv i Marrotës është Emerson Palmeiri, transmeton "Vip Sport".

Conte e ka stërvitur te Chelsea brazilianin e natyralizuar si italian dhe është i bindur për aftësitë e tij. Tashmë, duhet negociuar me klubin anglez teksa londinezët janë të gatshëm ta lejojnë të largohet për shifrat mes 12-15 milionë euro.