Rushiti: Edhe ky obligim u kry
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT), Feride Rushiti përmes një postimi në Facebook ka thënë, se i gëzohet faktit që institucionet shtetërore kanë vendosur që nga tash e tutje, data 14 prill të shënohet si ditë që përkujton dhimbjen dhe heroizmin e viktimave të dhunës seksuale.
Rushiti ka thënë se avokimi në shërbim të të mbijetuarve do të vazhdojë duke artikuluar kërkesat dhe nevojat aktuale të të mbijetuarve.
Postimi i plotë i Rushitit në Facebook:
Edhe ky obligim u kry
Pas 2 vitesh avokim te parreshtur te organizatave QKRMT, QPDG, Medica Kosova dhe Medica Gjakova tek institucionet shteterore, qe nga 14 Prilli i vitit 2019 nga vendi ku eshte dhunuar Vasfije Krasniqi Goodman bem thirrje per shenimin e kesaj date ne nderim te 20 000 te mbijetuarve te ketij krimi mizor, sot me ne fund u realizua kerkesa e te mbijetuarve dhe familjareve te cilet per mese dy dekada jetojne me dhimbjen.
Gezohemi qe institucionet shteterore kane vendosur qe nga tash e tutje, data 14 prill te shenohet si dite qe perkujton dhimbjen dhe heroizmin e viktimave te dhunes seksuale .
Avokimi ne sherbim te te mbijetuarve do te vazhdoje duke artikuluar kerkesat dhe nevojat aktuale te te mbijetuarve.























