07:48 / 15.04.2021
Moti në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s.























