Promovohen trastat e ripërdorshme
BKT
Lajme

Promovohen trastat e ripërdorshme

“Handikos” dhe The Balkan Forum kanë nisur kampanjën “Thuaj Jo Qeseve të Plastikës”, ku në sheshin “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza” në Prishtinë përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht kanë prezantuar trastat e ripërdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me nevoja të veçanta.

Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi tha se Kampanja për qëllim ka mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit të trastave.

Ai ka sqaruar se në të njëjtën kohë po promovohet puna e 10 personave me nevoja të veçanta.

Sadete Dubova nga “Handikos”, tha se kanë punuar 3 mijë trasta dhe se në qepjen e tyre kanë marrë pjesë dhjetë persona me nevoja të veçanta.


MË SHUME NGA Lajme