Haxhiu takon shefin e OSBE-së, flasin për adresimin e krimeve të luftës
BKT
Lajme

Haxhiu takon shefin e OSBE-së, flasin për adresimin e krimeve të luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar shefin e OSBE-së Michael Davenport.

E para e drejtësisë në vend e njoftoi ambasadorin Davenport për prioritet dhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke filluar nga përkushtimi ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili ka nisë ndërtimin e infrastrukturës ligjore për ta fuqizuar atë.

Gjithashtu e informoi edhe për koncept dokumentin e votuar në Qeveri i cili  është vetëm hapi i parë drejt hartimit të ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme duke i informuar njëherit më shumë për përmbajtjen e tij.

Dhuna në familje po ashtu si shqetësim qytetarë e i institucioneve të Republikës së Kosovës, ka nisur të trajtohet si prioritet i veçantë duke shprehë angazhimin për themelimin e sekretariatit si mekanizëm mbështetës për zyrën e Koordinatorit Nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Ndër të tjerash delegacioni nga OSBE u njoftua edhe më shumë për Kodin e Procedurës Penale dhe Rishikimin Funksional.

Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe temës rreth adresimit të krimeve të luftës.

Ajo shprehi edhe gatishmërinë që sistemi i drejtësisë duhet t’i trajtoj problemet dhe çështjet e komuniteteve jo shumicë, veçanërisht ato të romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve.

Haxhiu shfaqi interesimin që institucionet të jenë sa më pranë qytetarëve të Republikës, e pashmangshëm duke përfshirë edhe komunitetet tjera.

Ambasadori Davenport shprehi vullnetin për t’i mbështetur veç e veç në prioritetet e vëna e po ashtu në përgjithësi në sfidat që e presin Qeverinë e Kosovës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë, duke shprehë bindjen që bashkërisht do të arrihen qëllimet e vëna për të shënuar një progres më të madh në zhvillim të shtetit, institucioneve të Republikës, gjegjësisht përfitimit të të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim./KlanKosova/


MË SHUME NGA Lajme