20:16 / 15.04.2021
Ndërron jetë veterani i arsimit Nexhip Kadriaj
Në moshën 72 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit Nexhip Ahmet Kadriaj.
I ndjeri ka punuar 34 vjet si mësimdhënës në komunën e Prizrenit ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin e të rinjëve.
Përveç mësimdhënës ai ishte edhe drejtues i shkollës në fshatin Vërmic ku u përball me shumë sfida gjatë kohës së okupimit. Ngushëllime me këtë rast kanë shprehur Shoqata e Veteranëve të Arsimit dega në Prizren.























