Zekaj:Në aspektin ligjor,kemi sistem të avancuar për konfiskim të pasurisë
Anëtarët e kabinetit qeveritar ditë më parë kanë miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti ofron analizë të thukët për nevojën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Yll Zekaj, hulutmues i lartë në IKD, vlerësoi në Kosovë është e vërtetë se ka zyrtarë që janë pasuruar në mënyrë korruptive.
"Në aspektin ligjor, kemi sistem të avancuar në konfiskim të pasurisë", tha ai sot në emisionin "Aktual", në RTK.
Ndryshe MD-ja pas miratimit të këtij koncept-dokumenti do të hartojë projektligjin që do të përmbajë rregullimin e koncepteve për hetimin e pasurisë së pajustifikueshme që ju takon personave të dyshuar. Synohet që të themelohet një agjenci e pavarur, e cila inicion procedurën ndaj personave të dyshuar që kanë fituar pasurinë në mënyrë të jashtëligjshme.























