10:31 / 16.04.2021
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Avni Bekteshi
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Vushtrri.
Sot ka vdekur ish-pjesëtari i UÇK’së, Avni Bekteshi nga fshati Dumnicë e poshtme të Komunës së Vushtrrisë.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Vushtrri.
Njoftimi i plotë:
Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e Veteranit të UÇK së Avni Bekteshi nga fshati Dumnicë e poshtme!Varrimi bëhet në ora 15.30 në fshatin Dumnicë e poshtme!
Ngushëllime familjes Bekteshi!/























