Gërvalla takoi të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut
BKT
Lajme

Gërvalla takoi të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim Natacha Gomes, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Luksemburgut.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla falënderoi Gomes për rolin e shtetit të saj në
drejtim të ofrimit të mbështetjes për Republikën e Kosovës.
Palët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë
bashkëpunimin në rrafshin ekonomik.
Gërvalla e njoftoi znj.Gomes me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme, si dhe theksoi rëndësinë e avancimit të vendit në rrugën drejt BE-së.
Temë diskutimi ishte edhe menaxhimi i situatës me pandeminë Covid 19, nga ana
e Qeverisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme