Shoqata e Pulmologëve kërkon rikthimin në punë të mjekut Hoti
BKT
Lajme

Shoqata e Pulmologëve kërkon rikthimin në punë të mjekut Hoti

SHPK fton autoritetet të merren parasysh rrethanat dhe gjendja e rëndë pandemike, sidomos kur Ibrahim Hoti është i vetmi pulmolog në Podujevë.

Shoqata e Pulmologëve të Kosovës, përmes komunikatës për media, ka kërkuar nga autoritet rikthimin në punë të mjekut, Ibrahim Hoti. 

Shkaku i mosshqyrtimit te rrethanave dhe situatës me pandemi, duhet të mbështetet mjekët, të cilët janë të stërngarkuar me punë. 

 

Reagimi i plotë i SHPK:

 

Shoqata e Pulmologeve te Kosoves eshte njoftuar nga mediat per arrestimin dhe suspendimin e kolegut tone Dr. Ibrahim Hoti, akt ky i paprecedente i cili eshte bere pa u vertetuar paraprakisht rrethanat dhe pa u sqaruar ngjarja ne teresi.
Me indinjaten me te thelle, Shoqata i ben thirrje autoriteteve pergjegjese qe sa me pare ta lirojne Dr.
Ibrahim Hotin, dhe te kthehet menjehere ne vendin e tij te punes, ne menyre qe pacientet te mos
privohen per asnje moment nga trajtimi i nevojshem.
Veprime te tilla e denigrojne personalitetin e mjekut dhe e dekurajojne ate ne luften e perditshme
kunder pandemise COVID-19. Te gjithe punetoret shendetesor, sidomos ata qe kane qene ne balle te luftes kunder pandemise gjate muajve te fundit, kane punuar jashtezakonisht shume, me orare te
stergjatura dhe nen presione te paimagjinueshme, pa pushime vjetore dhe pa qene i pranishem te
familjet e tyre.
Dr. Ibrahimi eshte i vetmi pulmolog ne institucionet publike shendetesore te Komunes se Podujeves,
dhe tani ne kulmin e pandemise, kur numrat e pacienteve te cileve ju nevojitet trajtimi jane me te larta se kurre, ky veprim i ngutshem eshte kunder cdo arsyeje te shendoshe.
Si perfundim, Ne si Shoqate kerkojme qe edhe nese nuk e kemi perkrahjen e mjaftueshme, se paku na lejoni t’a kryejme detyren tone gjate ketyre koheve te renda.

 


MË SHUME NGA Lajme