14:59 / 16.04.2021
Distria Krasniqi kalon në finale të Evropianit
Distria Krasniqi është përballur ndaj Sabina Giliazova në gjysëmfinale të Evropianit në Lisbonë të Portugalisë.
Krasniqi është treguar shumë e suksesshme në këtë Evropian dhe ka arritur kështu kualifikimin tutje në finale të Evropianit.
Edhe përfundimisht, shteti i Kosovës do të marrë një medalje nga Krasniqi vetëm mbetet të shihet nëse do të jetë ajo e arta apo medalja e argjendtë.
Giliazova bëri tri gabime, me ç’rast edhe është eliminuar, tani Krasniqi pret fituesen e takimit Daria Bilodid dhe Irina Dolgova për të mësuar kundërshtaren e finales.























