Abdixhiku: Dështimi mos të zëvendësohet me sulm ndaj mediave
BKT
Lajme

Abdixhiku: Dështimi mos të zëvendësohet me sulm ndaj mediave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se e vërteta është interesi i vetëm publik.

“Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti - që i ka krejt - ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë. 1 muaj qeverisje, 293 kosovarë të vdekur, 0 vaksina. Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme